Home KRYESORE Artan Hoxha i përgjigjet Spartak brahos: Nuk më trembin mesazhet e tua

Artan Hoxha i përgjigjet Spartak brahos: Nuk më trembin mesazhet e tua

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, pas publikimit të lajmit se ai kishte hyrë në burgun 302 për të takuar një të dënuar.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Hoxha tha se mesazhet e Brahos nuk e trembin, sepse të dy janë me origjinë malore, duke ju referuar nje deklarate te shefit te LSI’se Ilir Meta.

Më poshtë replika e Hoxhës për Spartak Brahon.

Sot më kanë njoftuar në mëngjes. më thonë që ka patur një intervistë në ‘Gazeta Shqiptare’, të cilën të gjithë portalet dhe Web-et e kanë shpërndarë në internet. E lexova me vëmendje diku nga mesdita. Për më tepër se ka folur kryetari i komisionit të sigurisë, një figurë e rëndësishme e parlamentit shqiptar. Dhe tjetra në lidhje me çështjen konkrete. Unë nuk kam përmendur emër.

Kam menduar se mund të ketë hyrë zoti Pirro Lutaj, apo Xhemat Qefalia, por më rezultoi që s’paskan hyrë këta, por kryetari i komisionit të Sigurisë. Ai përveçse ka identifikuar veten që ka hyrë, ka pranuar që ka hyrë në institucion. kamerat ishin tentuar të fikeshin. Unë thashë ka hyrë për të takuar një ish/nëndrejtor të burgjeve. Pjesa që unë kam artikuluar, dhe këtu nuk do të merrem shumë me zotin Braho, nuk jam politikan jam gazetar. Unë kam patur kontakte me zotin Braho, jam shqetësuar sepse ka patur probleme shëndetësore, ka përballuar me para të shtetit shqiptar mjekimin jashtë vendit. Ne kemi bërë një betejë të madhe për Kristi Mazën dhe qeveria nuk i dha ato para atëherë.

E rëndësishme është ta ketë kaluar anën shëndetësore të tjerat këtu jemi. Më përmend burgun, unë e kujtoj që kam një çështje me krimet e rënda që vazhdojnë të mbajnë në mënyrë të paligjshme telefonat e mi. Më kanë penguar të kryej aktivitetin tim. Po të kisha telefonat do ta ndihmoja Komisionin e Sigurisë për personat që ka takuar. Gjeja që nuk më vjen mirë është mesazhi.

Braho është një nga deputetet më të vjetër. U habita që më ka kushtuar kaq rëndësi. Para pak kohësh kam përmendur edhe faktin se ai ka një çantë të zezë. Ai tha se në ndarjen e 6 ai kishte diçka edhe për mua. Pro se mendoj këtë. Ne kemi edhe një të përbashkët, jemi nga e njëjta zonë malore, siç thotë edhe kryetari Meta. Unë nuk e harroj kodin 302 të Gardës së Republikës kur lëvizin personalitetet. Por ne paskemi diçka aty.

Share: