Home KRYESORE Mesazh korbave të Hashim Thaqit me kompaninë…

Mesazh korbave të Hashim Thaqit me kompaninë…

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari, përmes një postimi në rrjetin social te Facebook, i është drejtuar me një mesazh si edhe e ka shkruar ai vete: korbave të Hashim Thaqit me kompaninë pronto!

Miftari ka shkruar se: “ me na vra ndoshta mundeni, keni vrases, keni para, keni pushtet, pasi që juve personalisht ju mungon guximi. Por se do të na frigoni apo do të na bleni me lekë, ketë harrojeni”. Naim Miftari më tej shton se ai gjithmonë do të flase atë që mendon dhe që konsideron si të drejtë e të vërtete, pa marrë parasysh se a i pëlqen apo i pengon kjo dikujt. ja cfare shkruan Naim Miftari:

“Nji porosi për disa korba të Hashim Thaqit me kompanin pronto!
Keta kercnues, me vrasje fëmish, nga profilet e disa Qorrave, Qadrakav e disa komandant Zuzash,Tigrash e Lepujsh!!
Me nis me u frigu nga kercnimet reale dhe të rrejshme, nga denimet me vdekje të tmerrshme që më keni derguar deri sot, i kisha kriju me siguri dy Brigada veteranësh nga trimat e internetit, si p.sh. Qorrat, Petritat, Tigrat, Komandant Zuzat, Pulaxhitë, etj etj.
Ju kam thanë edhe patronëve dhe boosave të juaj, Hashimav e Kadrive: me na vra ndoshta mundeni, keni vrases, keni para, keni pushtet, pasiqë juve personalisht ju mungon guximi. Por se do të na frigoni apo do të na bleni me lekë, ketë harrojeni.
Nese vdes njeriu nga plumbat e tradhtareve, çfare jeni ju, atëherë ai njeri është deshmor i kombit. Është si me u vra nga vet Serbia. Ju jeni argat të Serbisë, e keni qenë gjithmonë. Disa nga ju, ju kan bler me pasuri edhe pas luftes!
Çdo ditë që kalon, NE jemi ma shumë, jemi ma të fortë. Çdo ditë qe kalon, ju jeni ma të ligë. Një ditë do mbeteni vetum. Kan filluar te ju dalin krimet dhe tradhëtitë e vazhdueshme qe i keni berë keti populli. Vendit tonë, të izoluar e të varfër, që edhe varfërinë ia lat peng trashegimi.
Unë jam këtu në Kosovë, Prishtinë, çdo ditë dhe do flas gjithmon atë që mendoj dhe e konsideroj si të drejt dhe të vertetë, pa marrë par sysh a ju pelqen apo ju pengon kjo, e veteta.Ju jeni argatë të serbëve!
Fjalorin e juaj kriminal dhe rrugaqësh nuk po e përdori.
Ju po e dini mirë, se veq k…mund të na e hani!!”

Share: