Home KRYESORE Një grusht shteti i dytë në Turqi? Arrestohet vëllai i Fetullah Gulen

Një grusht shteti i dytë në Turqi? Arrestohet vëllai i Fetullah Gulen

Autoritetet turke arrestuan vëllain e Fethulla Gulenit në qytetin e Izmirit. Mediat turke raportojnë se Guttbetin Gulen është arrestuar gjatë ditës së sotme me akuzën se është pjesatr i Lëvizjes Hizmet e cila udhëhiqet nga Gulen.

Ky arrestim pasohet pas mijëra arrestimeve nga policia ndaj pjestarëve të Lëvizjes Hizmet. Vetë Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shprehur vazhdimisht se nuk do të ndalet deri sa ta shkatërrojë këtë lëvizje.

Përplasjet midis Gulen dhe Erdogan nisën intesivisht pas arrestimeve në vitin 2013 të disa prej djemve të disa ministrave të qeverisë që udhëhiqej nga Erdogan dhe nga publikimi i disa pvrgjimeve të Erdogan me djalin e tij në lidhje me disa afera korruptive.

Akuzat u cilësuan të rrema nga Erdogan dhe pasi u liruan djemtë e ministrave, pas disa kohësh u futën në burg policët dhe prokurorët që kishin udhëhequr këto hetime të korrupsionit. Gjithashtu qeveria turke ka konfiskuar me qindra biznese të mëdha si grupi KOZA IPEK që kishte vlerën e 10 miliard dollarëve me akuzën se janë pjestarë të kësaj lëvizje.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim të mbajtur në programin “Takim me Degët Rinore” të organizuar nga AK Partia në rajonin Kızılcahamam ka deklaruar se “15 korriku nuk do të harrohet asnjëherë dhe kurrë nuk do të lihet në harresë. Kohët e fundit thuhet vazhdimisht se ‘do të kryhet një grusht shteti i dytë’, ‘nuk ka mbaruar akoma‘, ‘do të vijmë përsëri‘. Nëse kanë për të ardhur do të marrin përgjigjen e duhur” raporton Anadolu Agency (AA).

Share: