Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë nisur paraditen e kësaj të premteje një takim pune në vilën 31. Të pranishëm në takim mësohet se janë edhe ministrat Tahiri e Haxhinasto, si dhe krerët e grupeve kuvendore të PS dhe LSI. Ky është takimi i radhës që krerët e koalicionit qeveritar zhvillojnë mes tyre në një kohë fare të shkurtër. Fakti qe takime te tilla po bëhen kaq te shpeshta tregon qarte problemet brenda koalicionit PS + LSI. problematika me sensibile duhet te jete edhe “Primi” ne kodin zgjedhor i cili sigurisht dëmton drejtpërdrejti rolin e “King Maker” qe kjo parti gëzon prej te paktën dy legjislaturash. Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha propozoi një variant te ligjit me Senat… qartazi kundër këtij roli te LSI.