Home KRYESORE PD çon Vettingun në Kushtetuese, por SHBA i përgjigjet ashpër

PD çon Vettingun në Kushtetuese, por SHBA i përgjigjet ashpër

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me dërgimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve të prokurorëve në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se ky ligj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Në përgjigje të pyetjes suaj, ambasada e SHBA ju sjell në vemendje deklaratën e datës 23 shtator të ambasadorit Lu”,thuhet në reagim.

Në reagimin e ambasadës së SHBA të datës 23 Shtator shkruhej: “Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik. Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”.

Share: