Udhëtarët në aeroportin e Rodhosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e brendshme të terminalit dhe u është thënë që të presin jashtë.
Siç raportojnë mediat greke dhe të huaja, pasagjerët kishin vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe skuqje të syve.
Sipas udhëtarëve, në ambientet e terminalit ishte përhapur pesticid, që nuk dihet se çfarë është. Shumë prej fluturimeve janë shtyrë, ndërsa autoritetet po hetojnë se çfarë e shkaktoi saktësisht këtë situatë.
Disa raportime të tjera thonë se mund të ketë qenë stërvitje e ushtrisë, ndërsa të tjerë e hedhin poshtë këtë teori./360grade.al