6 shqiptarë janë ndaluar nga policia braziliane, pasi po tentonin të futeshin ilegalisht në Kanada. Mediat braziliane shkruajnë se të arrestuar janë: Ledion Taka, 37-vjeç, Permet Behluli 25-vjeç, Shaqir Serjani 28-vjeç, Adnand Feka 34-vjeç, Rezart Kruja 27-vjeç dhe Erin Fekollari 26-vjeç.
Të njëjtat burime citojnë se shqiptarët janë nisur nga Franca, kanë udhëtuar fillimisht për në Spanjë dhe më pas kanë hipur në anije për në Brazil me qëllim përfundimtar Kanadanë. Ata kishin qëndruar për 4 ditë në kontenierët e mallrave të anijes, por kishin dalë për shkak se u ishte mbaruar ushqimi.
Marinarët i kanë pikasur dhe kanë njoftuar autoritetet. 6 shqiptarët janë dërguar në një qendër për emigrantët ndërsa kanë nisur procedurat e ekstradimit për në Shqipëri./lapsi.al