Home KRYESORE Mister arsyeja/ Perse Rama mbledh ministrat në kryeministri?!

Mister arsyeja/ Perse Rama mbledh ministrat në kryeministri?!

Një takim i pazakontë është zhvilluar sot në Kryeministri mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Takimi u zhvillua vetëm 1 orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, ku pritet që të ketë debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe ministrave, jo vetëm për 6 ligjet kuadër të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese.

Duket se debati do të përfshijë edhe aktualitetin në vend, duke nisur që nga situata shqetësuese e fenomenit të narkotrafikut, ligjit për importin e plehrave, si dhe gjendja ekonomike në vend. Me sa duket kryeministri Rama do te testoje edhe ministrat qe nuk jane te partise se tij, pra te testoje koalicionin.

Ne fakt aleati me i ri PDIU i kerkon kryeministrit edhe postin e nje ministri! Kush do iki nga ministrat e PS? kjo eshte pyetje nje milion dollareshe tashme…

Share: