Home KRYESORE Rama shpall fitoren kundër hashashit dhe sulmon Kokëdhimën! Pse ndodh kjo?

Rama shpall fitoren kundër hashashit dhe sulmon Kokëdhimën! Pse ndodh kjo?

Kësaj fundjave nga kryeministria Edi Rama e ka parë Shqipërinë përmes raportit të Guardia di Financa dhe është krenar për atë që i thonë italianët!

Pranon se sipërfaqja e mbjellë me kanabis është shtuar (nuk e thotë në çfarë mase), por shpjegimin e gjen tek fara e re vietnameze qe rritet shpejt.

Sasia e mbjellë, thotë me mburrje kryeministri është më e madhe, por kjo ndodh pasi fara vietnameze ka më pak rendiment dhe trafikantët janë detyruar të mbjellin më shumë.

Italianët i kanë thënë se 99.2% e sipërfaqes së evidentuar është asgjësuar dhe kaq mjafton për të nisur sulmin ndaj kundërshtarëve politikë dhe mediave.

Këtu duket se nuk kursen as ish mikun e tij, Koço Kokëdhimën, në median e të cilit u publikua raporti sekret italo-gjerman për situatën e rëndë të kanabisit në vend.

“Raporte sekrete të fabrikuara, fakte të shpikura dhe të falsifikuara, fotomontazhe të publikuara, SMS të sajuara dhe të lexuara në emër të qytetarëve. Me një qëllim të vetëm; të krijohet sa më shumë pasiguri, konfuzion, dyshim mbi çdo gjë që bëhet dhe të mos mund të mbetet asgjë e bërë pa u bërë pis me baltën e kësaj industrie”, u shpreh Rama.

Kur dëgjon Edi Ramën të përbetohet me ngulm për rezultatet e luftës kundër drogës, mundohesh ta gjesh pergjigjen tek njerezit qe e rrethojne te cilet me siguri i thone vetem ato qe ai do te degjoje! Fillon kujton se shumica e ketyre njerezve jane te rinj dhe nen moshen 40 vjecare!

Por, pyetja tjeter qe vjen rrembimthi eshte se, me atë që disa nga mediat më serioze ndërkombëtare e konsiderojnë furnizuesin kryesor me kanabis të Europës, aty ku vetëm këtë vit janë ulur dy avionë për t’u ngarkuar me drogë dhe për çdo ditë pikasen gomone me drogë që udhëtojnë drejt Italisë dhe behet fjale per Shqiperine. Si mund te injorohen keto?!

Share: