Studiuesit do të fillojnë të analizojnë thërrmijat misterioze kozmike që kanë zbuluar në brezin egjiptian të piramidave. Dhe ata thonë se këto thërrmija mund të jenë përgjigja për pyetjen se si u krijuan piramidat, 4600 vjet më parë.
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka thënë se ata kanë instaluar pllaka brenda piramidës 105 metra të gjatë, të ndërtuar nga Faraoni Snefru, dhe muajin e kaluar mblodhën rezultatet.
Brenda strukturës së lashtë, studiuesit gjetën thërrmija radiografike si muonet, që bien nga atmosfera e Tokës.
Thërrmijat lëvizin kollaj mes hapësirave boshe, por ato kanë prirjen të përthithen apo të ndërrojnë drejtim prej sipërfaqeve të forta. Tani shkencëtarët do të studiojnë modelet e thërrmijave, dhe ata besojnë se kjo mund të shpjerë drejt një zbulimi historik.
“Për ndërtimin e piramidave, nuk ka as edhe një teori të vetme që të jetë 100 përqind e provuar ose e kontrolluar. Janë të gjitha teori dhe hipoteza”, thotë Hany Helal, zëvendëspresident i Institutit të Ruajtjes së Trashëgimisë, që po kryen studimin.
“Ajo që po përpiqemi të bëjmë me teknologjinë e re, është që ose të konfirmojmë apo ndryshojmë, ose përditësojmë dhe modifikojmë hpotezat që kemi për mënyrën si ishin ndërtuar piramidat”, shtoi ai.
Piramida në Dahshur, rreth 40 km larg Kairos, konsiderohet të jetë një prej përpjekjeve të para të Egjiptit për ndërtimin e një piramida me faqe të sheshtë.
Projekti i skanimit të piramidave përfshin 4 piramida të lashta, dhe pritet të vazhdojë deri në fund të 2016. Ai zbaton termografinë me rreze infra të kuqe, si dhe rindërtimin në 3D.
Në nëntor, shkencëtarët zbuluan anomali termike në një tjetër ndërtim, Piramidën Khufu 4500-vjecare në Giza – e njohur më mirë si Piramida e Keopsit. “Ka një ndarje të qartë të temperaturës në faqen perëndimore të Piramidës së Kuqe. Pjesa e poshtme është më e ftohtë se e sipërmja”, thanë shkencëtarët. Studiuesit janë të sigurtë se testet e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të zbuluar më shumë mbi piramidat e lashta./ bota.al