Home KRYESORE Sistemi tatimor nga vitet 1990 – të deri sot në këndvështrimin e...

Sistemi tatimor nga vitet 1990 – të deri sot në këndvështrimin e marrëdhënieve me biznesin

Nga Kasem Seferi – ekonomist

Në Londër të Mbretërisë së Bashkuar (UK), në një muzeum ndodhet edhe një tablet sumerian i kohës së Babilonisë ku thuhet se “Ti ke një Zot! Ti ke një mbret! Ti ke një Tatim – mbledhës! Ruaju nga ky i fundit!”. Koha e Hammurabit, është koha kur daton lindja e tatimeve, sikundër thuhet nga shumë autorë që kanë studjuar antikitetin, ose 3 000 deri 5 000 vjet më parë dhe përfshin si territor luginat e lumenjve Tigër dhe Eufrat; së bashku me demokracinë greke (në kulmin e saj në kohën e Perikliut legjendar) dhe me idenë izraelite të huadhënies bankare, kanë çuar në jetësimin e çdo marrëdhënie njerëzore qoftë ajo ideologjiko – politike, shoqërore dhe mbi të gjitha ekonomike të ditëve të sotme.

Në këtë kuptim, tatimi, që vjen nga fjala “taxo”, ose punë, më vonë, në feudalizëm, do të njihej si punë angari (e detyruar dhe pa shpërblim), nuk është gjë tjetër veçse një pjesë e papaguar e punëmarrësit për punën dhe e punëdhënësit për punën e akumuar në kapital (ose dividenti, që në fakt janë të ardhurat që sjell kapitali i akumuluar dhe investuar në një biznes të caktuar), të cilin shteti e merr për të siguruar për qytetarët dhe bizneset shërbime publike si: rend dhe qetësi, arsim, infrastrukturë, drejtësi, etj.

Që nga ajo kohë e deri më sot, në oqeanet e pafund të kohës, nëpërmjet lumenjve të historisë njerëzore kanë rrjedhur shumë përpjekje, por nga të gjitha ato një ka ngelur në themel të gjithçkaje, pyetja: “Kush paguan, kush përfiton dhe … kush vendos?”.

Në këtë kontekst vjen trajtimi i mëposhtëm në lidhje me Shoqatën e Tatimpaguesve të Shqipërisë (SHTSH) që (sikundër në mbarë botën) pretendohet të jetë një lider në dialogun privat – publik, misioni i së cilës do të jetë: edukimi, trajnimi dhe seminaret, si shërbime bazë të SHLTSH me qëllim që të adresojë dhe përmbushë një qoshe të lënë bosh nga administrata tatimore dhe doganore për të rritur nivelin e edukimit dhe informacionit për qëllimet e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor nga e tatimpaguesve.

Në këtë kuptim, synimi i SHTSH do të ishte nxitja e reformave ekonomike dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit do të forcojë dialogun privat – publik duke luajtur rolin e përfaqësuesit të të gjithë anëtarëve të organizatave të biznesit për të: më së pari, për të siguruar mbështetje (veçanërisht për tatimpaguesit e biznesit të vogël  – SME – ve) si pjesë integrale e çdo strategjie për promocionin e sektorit privat për shkak të kontributit të tyre në lehtësimin e varfërisë dhe rritjen e njëtrajtshme ekonomike.

Me qëllim që të rriten dhe lulëzojnë, të gjitha ndërmarrjet private (veçanërisht SME – të), nevojitet një mjedis i përshtatshëm ligjor dhe rregullator, një infrastrukturë e besueshme si dhe shërbime të ndryshme financiare dhe të biznesit dhe aktorët më të rëndësishëm të cilët mund të influencojnë mjedisin e SME – ve, në njërën anë, janë qeveria dhe institucionet publike dhe, në anën tjetër, biznesi privat; promovuar rritjen e SME – ve nëpërmjet lehtësimit ose sigurimit direkt të shërbimeve të përzgjedhura, të udhëhequra nga kërkesa dhe nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave të tatimpaguesve që synon krijimin e një mjedisi biznesi më të mirë.

SHTSH parashikohet të jetë në gjendje ta luajë këtë rol të dyfishtë për arsye se SHTSH do të jetë organizmi ndërmjetësues, krijues i rrjetit dhe vetë – rregullues, kombinacion unik i forcave që do ta bëjë atë një mjet efektiv për të rritur gjithnjë e më shumë peshën e biznesit të vogël shqiptar në tregjet brenda dhe jashtë vendit;

SHTSH do të arrinte të kishte përfaqësimin e një numri shumë të madh firmash dhe individësh, për të përfaqësuar zërin dhe shqetësimet e të gjithë anëtarëve të shoqatave kyç të biznesit të përfaqësuara prej saj në nivelin e politikë – bërjes, në krijimin e qendrueshmërisë për ndryshim, për t’i çuar ato në reforma të qendrueshme dhe të përfunduara të politikës ekonomike, për arsye se shoqatat përfaqësuese kyç të biznesit kanë një anëtarësi të përzier, që përfshin ndërmarrjet më të mëdha dhe ato më të vogla, që në kohë të ndryshme kanë interesa të ndryshëm;

SHTSH do ta kuptonte më së miri se zhvillimi i biznesit të vogël përshtatet me qëllimet më të gjëra strategjike të institucioneve ekonomiko – financiare ndërkombëtare në lidhje me zhvillimin e biznesit të vogël përsa i përket fushave të diagnostikimit dhe të analizës së politikës fiskale, ndërtimit të konsensusit, monitorimit dhe dhënies përgjigje reformave të politikës ekonomike dhe promocionit të SME – ve; SHTSH do ishte partneri ideal për projektet e zhvillimit të biznesit të vogël, sepse kombinon karakteristikat që vijojnë: një numër të madh dhe një mbulim të gjërë të anëtarëve që i dedikohen në mënyrë parësore komunitetit të SME – ve.,

Një lidërship të angazhuar dhe vizionar, një strukturë qeverisje demokratike dhe efiçente, burime të mjaftueshme financiare, personeli, si dhe avokati dhe shërbime të cilësisë së lartë; kushtet politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit përkufizojnë kufizimet e fushës së veprimit të zhvillimit të shoqatave përfaqësuese kyç të biznesit për arsye se faktorët më të rëndësishëm janë fuqia dhe struktura e sektorit të biznesit të vogël dhe, në këtë kontekst, SHTSH në bashkëpunim me shoqatat përfaqësuese kyç të biznesit mund të jenë një ndihmë e madhe me anë të lobimit për një mjedis të favorshëm ku biznesi i vogël të operojë më mire;

SHTSH do të kompensonte pamjaftueshmërinë e kapacitetit organizativ, aftësive profesionale dhe teknike dhe orientimin e udhëhequr nga kërkesa me qëllim që të shmangë nivelet e ulta të qendrueshmërisë në operimin e shoqatave përfaqësuese kyç të biznesit; objektivat e zhvillimit të SHTSH për projektet e biznesit të vogël do të synonin përmirësimin e funksionimit të klimës së biznesit të vogël për të krijuar një mjedis më të mirë për rritjen e tyre dhe fushat më të rëndësishme të ndërhyrjes janë zhvillimi shërbimeve të përzgjedhura dhe avokatia;

SHTSH dhe shoqatat përfaqësuese kyç të biznesit do të plotësonin njëri – tjetrin më saktë se sa do të konkurronin njëri – tjetrin, për arsye se megjithëse pjesa më e madhe e shoqatave përfaqësuese kyç të biznesit ofrojnë vetëm shërbime të kufizuara të nivelit të ulët për arsye të mungesës së burimeve financiare dhe dijeve të nevojshme profesionale për të rritur dhe ndryshuar portofolin e tyre të shërbimeve; Shërbimet e anëtarësisë së SHTSH do të klasifikohen në zhvillimin e njohurive fiskale, trajnim, këshilla dhe konsultim, informacion dhe krijim rrjetesh, zyra dhe shërbime infrastrukture dhe funksioneve të deleguara nga administrtat fiskale; paraqitja e shërbimeve të reja dhe riorientimi i atyre ekzistuese dhe ndërhyrjet e tjera të SHTSH do të jenë më të dobishmet gjatë dhe pas fazave të dorëzimit të transaksionit të shërbimit; masat e mundshme mbështetëse përfshijnë seminare të planifikuara dhe takimet e grupit të fokusuar, trajnimin e stafit, financime për nevoja të ndryshme dhe studime të ndryshme komisionere dhe raporte vlerësimi;

SHTSH do të sigurote lobingun dhe avokatinë për një mjedis më të përshtatshëm ekonomik ose ndonjë veprimtari tjetër bazë për biznesin e vogël me anë të angazhimit në mënyrë aktive në avokati për arsye se pjesa më e madhe e shoqatave përfaqësuese kyç të biznesit nuk janë shumë të suksesshme në prezantimin e interesave dhe avokatisë, për shkak të ndërhyrjes dhe keqbesimit të grupeve të interesit, ose mentalitetit të kufizuar të drejtuesve të shoqatave përfaqësuese kyç të biznesit, mungesës së dijeve dhe kontakteve, fragmentimit të interesave të sektorit privat dhe stilit ad hoc (të përkohshëm) mbizotërues jozyrtar të lobimit; SHTSH do të përdorë shumë mënyra me të cilat mund të mbështesë përpjekjet e avokatisë në favor të biznesit të vogël.

Fushat e mundshme të ndërhyrjes së SHTSH do të përfshinin promocionin e praktikave të shëndosha të zbatimit të legjislacionit tatimor, shërbimet që gjenerojnë njohuri të reja, rekrutimin e anëtarëve dhe masat për ruajtjen e aftësive, studime në lidhje me anëtarësimin dhe seminare strategjike, modernizimin e bordit drejtues dhe sistemeve administrative, si dhe komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm: Partnershipi publik – privat është shfaqur si një prej mjeteve më të fuqishme për të drejtuar dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat me qëllim përfundimtar të forcimit të reformave të politikës ekonomike, për të përmirësuar mjedisin e biznesit në një vend në tranzicion si Shqipëria.

Kësisoj SHTSH do të kryejë studime dhe anketa në lidhje me kostot e zbatimit të legjislacionit tatimor, përmirësimin e praktikave administrative të administrates tatimore dhe doganore, si dhe përmirësimin e legjislacionit tatimor dhe doganor. Si funksion menaxhimi, marrëdhëniet publike të SHTSH me qeverinë etj, do të rrokin sa vijon: parashikimin, analizimin dhe interpretimin e opinionit të tatimpaguesve, qëndrimet dhe çështjet që mund të ndikojnë, për mirë ose për keq, si dhe operimet dhe planet e administratës tatimore; menaxhimin e këshillimit në të gjithë nivelet në SHTSH në lidhje me vendimet e politikës së Bordit Drejtues të SHTSH, kurset e veprimit dhe komunikimin, marrjen në konsideratë degëzimet e tyre tek tatimpaguesit dhe përgjegjësitë shoqërore të administratës tatimore; programet e veprimit dhe të komunikimit për të arritur informimin e tatimpaguesve në të kuptuarit dhe zbatimit të legjislacionit tatimor; planifikimin dhe vënien në jetë të përpjekjeve për të influencuar dhe ndryshuar qëndrimin e tatimpaguesve.

Pra, marrëdhëniet publike të SHTSH do të mendohen thjesht si politikë administrative dhe jo si veprimtari më vete dhe do të shihen më afërsisht se çdo funksion tjetër, Detyrat e njësisë së marrëdhënieve publike do të përfshijnë: marrëdhëniet me median; raportimin public; gatishmërinë për publikun; rritjen e dobisë së shërbimeve dhe produkteve të administrates tatimore; edukimin e tatimpaguesve dhe fushatat e edukimit të tatimpaguesve; kërkesën për zbatimin me vullnet të mirë të legjislacionit tatimor; përdorimi i publikut si “sy dhe veshë” të administratës tatimore, si dhe si rritje të mbështetjes publike. Një shoqatë e tillë i mungon vendit tonë, kur pretendohet se duam të hyjmë në BE, ku shoqata të tilla kanë vite që operojnë.

 

Share: