Nga Grid Rroji
Po mendoj se kjo puna e dializes me godet personalisht sepse im ate eshte aktualisht ne ate proces ne Nju Jork. Veshtiresia eshte e shumefishte sepse procesi perfshin jo vetem shkuarjen rregullisht ne klinike per te kryer pastrimin e gjakut me ane te shpimit, qe eshte e lodhshme ne vetvete, por edhe nje regjim te hekurt ushqimor i cili perben lodhje shpirterore dhe fizike. Per shkak te moshes se thyer, dhe sigurimit te garantuar nga shteti federal pas moshes 65 vjec ne SHBA ( i ashtuquajturi MediCare), klinika e NYUs ku shkon i krijon sherbime shume te kujdesshme, perfshi transportin tre here ne jave me mikrobus te posacem, sjelljen e ushqimit te vecante per hemodialitiket perdite ne shtepi falas, si dhe ne rast se kerkohet nje infermiere ne shtepi, ku ke te drejte te kerkosh edhe nje qe flet gjuhen tende. Ne fakt, infermieri qe ja kryen dializen eshte nje djale i shkelqyer tropojan qe e trajton si baben e vet.
Mirepo, im ate eshte me fat se jeton ne Amerike, edhe pse nuk ka dite e sekonde qe nuk mendon si te kthehet tek shoket e miqte. Ne Shqiperi problemet jane te shumta dhe reale per te gjithe ata qe bashkejetojne me kete semundje (mosfunksionimin e veshkave). Duke i shtuar kesaj problemet e njohura te sistemit shendetesor ku per te marre nje sherbim minimal edhe ne spitalet shteterore duhet te japesh ryshfet, kjo afera e tenderit te dializes qe nuk guxon shumekush t’a denoncoje eshte e urryeshme dhe e neveritshme.
Problemi ka filluar qe shume kohe me pare, kur qeveria e Saliut premtonte me 2008en se “se shpejti do kemi sherbim te hemodializes per te gjithe pacientet” nderkohe qe tender pas tenderi parate ne xhepat e ministrave dhe seksereve te Saliut kurse pacientet te detyruar te shkojne jashte shtetit ose ne spitale private (di raste te shumta te miqve dhe te afermve te mi).
Tani marrim vesh se perkunder nje oferte te nje firme gjermane e cila jo vetem garantonte sherbimin me cmim me te ulet, por mbas disa viteve do te lejonte mbajtjen e aparaturave per spitalet shqiptare, qeveria jone ja ka dhene tenderin nje kompanie fantazem te krijuar nga nje kusherire e drejtorit te spitalit Amerikan, i cili ne fakt amerikan ka vetem emrin.(burimi opinion.al). Pra, Rrulindja e Edi Rames jo vetem nuk denon asnje hajn te meparshem po konkurron me ta per efikasitet ne hajduteri.
Te gjithe ketyre hajnave dhe krimineleve qe i denojne pacientet shqiptare me vdekje te percudnuar per shkak te babezise se tyre une do ti rezervoja te njejtin fat: nje denim shembullor me burg (nuk jam jakobinist edhe pse ne kete rast nuk eshte se nuk me shkon ndermend plumbi ballit), marrjen aforfe te te gjitha pasurive te vena me gjakun e shqiptareve dhe denimin me turpin e historise (kete te fundit e kane te garantuar sidoqofte). Ata perfshijne te gjithe ministrat e shendetesise te te gjitha paleve politike dhe kryeministrat perkates. Po edhe ministrat e financave qe e kane miratuar fonddhenien dhe tenderimin, edhe ministrat e tjere qe e kane aprovuar ne keshill te ministrave per t’ja hequr shpeshhere pergjegjesine ligjore personale ministrave te zhyer ne llum. E di, dalin shume, keta jane nje e te gjithe bashke ndaj edhe duhet nje gjykate speciale per te gjykuar krimet e ketyre monstrave te Parise se Tiranes.
Jam i ndergjegjshem se per kete nuk mendon askush ne Tirane, madje as shume nga ata qe e denoncojne aferen e tenderit te dializes. Te gjithe e kane me kundershtarin politik, ministrin hajdut Beqja e kokeministrin lakuriq te Lumturise Historike te Murit te Berlinit. Une e kam me te gjithe nga Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e poshte, se keta jane te gjithe llum e sterllum, keta jane te gjithe vrases sepse me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane ndikuar kush me shume e kush me pak te vdesin shqiptare. Ketyre nuk ju lahet dot gjaku nga duart sepse dashurine per popullin e vet e kane zevendesuar me babezi. Krimi i tyre eshte i heshtur se viktimat nuk i degjon kush, por nuk eshte i fshehte. Te gjithe bashkejetojme me te edhe pse shumica bejne sikur nuk ka ndodhur asgje. Per dializen une mund te flas se e di mire se cfare eshte. Ky eshte nje krim i Parise se Tiranes dhe kriminelet i kemi perdite ne televizione qe akuzojne njeri tjetrin si korbat qe ziren per kerma. Te pakten mos na thoni qe nuk e ka denoncuar njeri apo nuk e kemi ditur.