Home KRYESORE Genc Alizotit i bënë presion të dorëhiqej 6 muaj para video-skandalit

Genc Alizotit i bënë presion të dorëhiqej 6 muaj para video-skandalit

Genc Alizoti dha dorëheqjen nga detyra rreth 1 javë më parë, pasi prej 3 vitesh mbante postin e kreut të Hekurudhës shqiptare.

Dorëheqja e tij u arsyetua me motivacionin për arsye familjare, ndërkohë që një ditë më pas u zbulua një video-skandal ku Alizoti shfaqej duke kryer veprime të turpshme gjatë një bisede në Skype me një femër.

“Panorama” shkruan se në fakt Genc Alizotit i është presion 6 muaj më parë se të ndodhte video-skandali.

Presioni i është bërë për t’u largua nga detyra, por që Alizoti nuk kishte pranuar. 6 muaj më pas, pikërisht gjatë verës ish-kreut të Hekurudhës dyshohet se i është ngritur kurth me video-skandalin ku Genc Alizoti kryen veprime të turpshme.

Në momentin që mësoi për ekzistencën e kësaj video, ai deklaroi dorëheqjen për motive personale. Dyshimi përse Genc Alizotit iu bë presion për t’u dorëhequr, mendohet se ka të bëjë me tenderin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas që kap vlerën e 81.5 milionë Eurove./SYRI.net/

Share: