Nga Arben Malaj
Çdo diskutim/kontribut profesional nga koleget është i dobishëm. Ne nivelin e Yieldit ka ndikuar fakti qe Shqipëria ka marrëveshje me FMN ,pra ka treguar përgjegjësi për stabilitetin e financave te saj, si edhe fakti qe kostoja e parasë ne tregjet e kapitaleve është ne nivele minimale.
Tregtimi i Eurobondit ne asnjë rast nuk duhet te përligj asnjë mungese përgjegjësie maksimale për lehtësimin e rritjes ekonomike dhe kthimin e stabilitetit te financave publike.
Bashkëpunimi me FMN, EBRD, BB , BEI duhet te jete sa me produktive. Ne raste e shitjeve te Eurobondeve, këshillohet qe arritja e tregtimit te një instrumenti te financimit te ekonomisë dhe për me tepër konsiderimi kosto e ulet e një norme te caktuar Yeildi, nuk duhet te reduktoj sado pak vëmendjen dhe përgjegjësinë për sfidat konkrete te vendit.
Pas anetaresimit ne eurozone, vendet e dobëta te BE-se përfituan reduktimin e kostos se borxhit, Greqia nga rreth 16 % ne 4 %, aq sa ishte kostoja e financimit te vendeve me te konsoliduara te Europes, njësoj sa kostoja e financimit te Gjermanisë. Greqia e përfitoi këtë lehtësim i te financimit te ekonomisë se saj deri ditën kur kancelaria Merkel deklaroj se BE nuk do te garantonte borxhet e renda te vendeve te BE.
Menjëherë kostoja e financimit te ekonomisë greke ju rikthyer niveleve shume te larta duke e bere me te thelle krizën dhe detyrimin e saj për te pranuar kushte te renda sociale nga Trojka.
Ne duhet te mesojme nga vendet qe sot perjetojne kriza te vështira per shkak te problemeve te renda strukturore dhe aftësise se ulet konkurruese. 500 milion euro janë shume pak ne totalin e borxhit tone. Ne këtë rast ne vetëm kemi kaluar një risk mbi financimin e ekonomisë tone, por vazhdojnë jo te lehta sfidat sociale dhe buxhetore.