Ndërsa bizneset prisnin që gjobat masive që u vunë nga sistemi në qershor të këtij viti të faleshin, tatimet po u kërkojnë që t’i paguajnë ato, përmes shkresave zyrtare që po u dërgohen atyre.
Ka dhe subjekte që tashmë i kanë paguar gjobat, sepse nuk mund të bëjnë asnjë veprim për të nxjerrë ndonjë dokument që u duhet për arsye personale apo të mbarëvajtjes së biznesit…
Ekspertët e tatimeve thone se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit. Kujtojmë se ligji i supergjobave u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në mars të këtij viti, pas padisë që bëri Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë me kryetar Nikollaq Neranxi.
Pas këtij vendimi, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duket sikur papritur u ndriçua nga drita e së vërtetës dhe vendosi që këto gjoba t’i ulë akoma më shumë në paketën fiskale të vitit 2017, ndërkohë që situata e këtij viti nuk është zgjidhur akoma.
Në emër të kësaj Shoqate, i bëjmë thirrje Ministrit Ahmetaj që të dalë publikisht e ta sqarojë këtë situate dhe mbi të gjitha ta zgjidhë këtë ngërç se mjaft probleme kanë sipërmarrjet në këto kohë të vështira për ekonominë e vendit dhe kjo e gjobave realisht është e tepërt.
Lexoni:
Gjobëvënia masive, Ahmetaj tha do falen, biznesit i shkon letra për t’i paguar
Gjobat që do faleshin, biznesi i paguan se nuk merr dot vërtetime, as apelimi nuk i anulon
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë Nikolla Nikollaq Neranxi