Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin e gazetares Eni Vasili në News 24, foli për deklaratat e kryeprokurorit të Leçes, të bëra publike në media pak ditë më parë.
Zoti Rama shpjegoi se:
Prokurori Italian e ka pasur fjalën për mosbashkëpunim me autoritetet gjyqësore, jo me Policinë e Shtetit. Sepse “autorita” italisht i thonë autoritetit gjyqësor, ndërsa policisë i thonë “polizia”.
Kryeprokurori italianë, në një emision për kanalin televiziv italian Rai Tre, u shpreh se bashkëpunim me autoritetet shqiptare për luftën kundër drogës është dobësuar./exit.al