Duket se përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Prishtinës, që pas vizitës së Ramës në Beograd vazhdojnë.
Ekranet duket jane kthyer si “fushën e betejës” dhe lajmet bejne me dije se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vjen sot në Tiranë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ne Tirane.
Ndërsa kryeministri Edi Rama nesër në mbrëmje do të flasë te Klan Kosova në emisionin “Zona e Debatit” përballë Baton Haxhiut ne Prishtine.
Deklaratat e kryeministrit Rama i mesuar me protagonizem, në Beograd për çështjen e Trepçes dhe njohjen e Kosovës nga Serbia, shkaktuan shumë reagime në Prishtinë.
Ne fakt, nuk ishin vetëm mediat dhe komentatorët që iu kundërvunë Ramës, por edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të mos përzihet në punët e Kosovës.
Duket se ekranet kryesore ne te shtetet jane menyra e forcimit ose uljes se debatit mes Tiranës dhe Prishtinës, ndërsa kryeministri i Shqipërisë u kritikua nga mediat edhe sepse citoi nobelistin serb Ivo Andriç, i njohur për qëndrimet e tij armiqësore kundër shqiptarëve.
Një pikë tjeter e nxehtë është edhe projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Durrës, të cilën Rama e Vuçiç e kanë promovuar si një investim shumë të rëndësishëm për rajonin. Por kjo kalon edhe përmes territorit të Kosovës, qeveria e së cilës nuk ishte në samitin e Nishit.
Sot e deri neser mesohet me mire pozicionimi i paleve…