Home KRYESORE Tahiri: Ashpërsohet ligji, ja sa dënohen ata që mbjellin dhe trafikojnë kanabis

Tahiri: Ashpërsohet ligji, ja sa dënohen ata që mbjellin dhe trafikojnë kanabis

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka njoftuar para medias ndryshimet që do të propozojë në kodin penal për ata që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis sativa.

Tahiri tha se do t’i propozojë qeverisë që për ata që kapen me sasi të vogla kanabisi (për përdorim vetjak) të mos dënohen, por në sasi më të mëdha dënimi të jetë nga 3 në 7 vjet burg dhe në sasi akoma më të mëdha nga 7 në 10-vjet.

Për ata që kultivojnë kanabis Tahiri tha se në sasi të vogla dënimi do të jetë 1 vit burg. Në sasi pak më të mëdha do të jetë 1-3 vjet burg dhe në hapësira më të mëdha dënimi do të jetë nga 5 në 10 vjet burg.

Per te gjithe ata qe kapen ne kultivim apo trafikim do te hete hetim te pasurise./360grade.al

Share: