Angelina Jolie është fotografuar për herë të parë që pas ndarjes nga Brad Pitt. Aktorja është parë me fëmijët e saj, Shiloh, Zahara, Maddox dhe binjakët Knox dhe Vivienne në Los Angeles.
Familja duket mjaft mirë, por raportohet se Angelina nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt pas ndarjes dhe duket se Angelina do të bëjë të pamundurën për të mbajtur fëmijët.
41-vjeçarja kërkon kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve, ndërsa 52-vjeçari Pitt kujdestarinë e përbashkët.