Dhuna në familje nuk tregohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe në rrugë. Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një video, ku ai ka kapur momentet e fundit të një zënke mes një çifti në stacionin e urbanit pranë zonës që njihet si “Stacioni i Trenit” në Tiranë.
Sipas tij, sherri ka zgjatur më shumë, por ai ka kapur vetëm momentet e fundit, ndërsa shprehet se gruas po i dilte gjak nga goja.
“Përshëndetje JOQ! Tek Stacioni i Trenit në Tiranë ka ndodhur kjo zënkë mes këtij çifti. Kjo grua sapo është qëlluar nga bashkëshorti i saj, ndoshta i ka thyer ndonjë dhemb ose i ka çarë buzën sepse gruas po i dilte gjak. Po më bëri përshtypje se përsëri ecën bashkë sepse ai po e kërcënonte akoma gruan e tij që ta qepte gojën”, ka thënë dëshmitari që ka parë sherrin./JOQ