Home KRYESORE Dritan Hila- ish zv/ministri socialist i Mbrojtjes: “Pro” ushtrisë në luftën kundër...

Dritan Hila- ish zv/ministri socialist i Mbrojtjes: “Pro” ushtrisë në luftën kundër kanabisit

Ish zv/ministri socialist i Mbrojtjes dhe njekohesisht analisti Dritan Hila shprehet Pro futjes së uhstrisë në luftën kundër kanabisit.

Sipas tij, nuk është hera e pare që Forcat e Armatosura marrin pjesë në një operacion anti-kanabis, pasi një gjë e tillë ka ndodhur si në Lazarat ashtu edhe në Dukagjin.

Hila tha në një intervistë për Ora News se, kultivimi dhe trafikimi i hashashit nuk bëhet pa mbështetjen e policisë, duke theksuar se policia është e implikuar.

“ Ushtria ka marrë pjesë edhe herë të tjera në spastrimin e kanabisit sic ka qenë rasti i Lazaratit dhe ai i Dukagjinit ku është ndihmuar me teknikë ajrore. Më tepër më duket i fryrë për shkak të problematikës që mund të ketë nën tën në koalicionin qeverisës me PS dhe LSI. Është një praktikë e njëohur që kur policia nuk ja del dot, ndërhyn ushtria dhe ushtria është për të ruajtur rendin kushtetues të vendit mund të përdoret edhe në frontin e brendshëm. Në rastin konkret mesa duket policia nuk po ja del është jashtë forcave të saja, pavarësisht se raporti thotë që vetëm 0.02% e sipërfaqes i ka shpëtuar asgjesimit. Por sasitë që kapen tregojnë që është një sipërfaqe shumë e madhe kjo. Tashmë nuk mund ti lihet më faji Saliut, që këto sipërfaqe trashëgohen nga koha e Saliut, është një sipërfaqe që është mbjellë këtë kohë. Është një problematike që policia tregon ose nuk ka kapacitete ose ka segmente të saja të korruptuara të cilat nuk janë në gjendje që të frenojnë këtë valë hashashi që po përmbyt vendin. Mua më duket normale, nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar që të kërkohet ndërhyrja e ushtrisë në ndihmë të policisë. Pastaj shkaku sepse sa me aciditet është pritur kjo nga ministri të ndryshëm kemi të bëjmë më tepër me problematikë koalicioni, por jo me problematikë se a është apo jo futja e ushtrisë në korrjen e kanabisit”, është shprehur Hila.

Idenë e përfshirjes së ushtrisë në luftën kundër kanabisit e hodhi ministri I drejtësisë Ylli Manjani duke shkaktuar jo pak polemika në qeveri, opinionin public dhe media.

Share: