Home KRYESORE Neranxi kritikon profesorët e UET: jeni te vonuar për ekonominë e Hashashit!

Neranxi kritikon profesorët e UET: jeni te vonuar për ekonominë e Hashashit!

Kur profesorët e ekonomisë janë të paktën dy vite me vonesë!

Lexova me vemendje shkrimin e disa profesorëve dhe ekspertëve të nderuar të ekonomisë, të cilët tregojnë se sa e rrezikshme është ekonomia e hashashit dhe se kjo dukuri duhet të marrë fund sa më shpejt.

Realisht më vjen shumë keq që këta individë, pjesë e elitës shqiptare nga të cilët ne presim shumë, fillojnë flasin pasi kanë folur e shkruar jo vetem mediat tona, por edhe shumë media të botës.

Në logjikën time, ekspertët e nderuar duhet të flasin të parët, sepse vetëm kështu bëhen parandalues dhe mbi të gjitha, imponues të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet.

Si Kryetar i Shoqatës së Tregtarëve dhe si sipërmarrës, kam mbi dy vite që kam vënë alarmin pothuajse në çdo dalje timen publike, por edhe në rrjete sociale, mbi dëmin e madh ekonomik dhe social që pa na shkakton hashashi.

Duke qenë operatorë në treg, po e ndjenim që paraja e drogës, ishte kthyer në një uragan që shkatërronte çdo gjë që gjente përpara. Falimentimi masiv i bizneseve, ndodhi ndër të tjera edhe për këtë arsye, sepse u prishën rregullat e konkurrencës në treg.

Ekspertët bëjnë thirrje që kjo dukuri duhet të marrë fund sa më shpejt, përndryshe pasojat do të jenë të mëdha. Ndërsa unë ju them; jeni shumë vonë në thirrjen tuaj, dëmi tashmë është bërë, uragani e bëri punën e tij. Prandaj elitat duhet të paraprijnë që të mos e lënë dëmin të ndodhë.

Jeni me vonesë profesorë, sa punë do kishit bërë nëse do i imponoheshit me mençurinë tuaj këtij shteti, në mënyrë që aksioni masiv i kohëve të fundit kundër kanabisit, të bëhej të paktën dy vite më parë!

Share: