Home KRYESORE FAJI NË SHQIPËRI NUK ËSHTË “DOBIÇ”, AI KA IDENTITET!!

FAJI NË SHQIPËRI NUK ËSHTË “DOBIÇ”, AI KA IDENTITET!!

Nga Sulejman Abazi

Vetingu shtegëton në Venecia për të bërë disa kohë sullaco.

Falsiteti i një propogandë marramendëse, demagogjia, hipokrizia, pabesia, dhe frika, të cilat si rrallë ndonjëherë u miratuan me 140 vota në Parlamentin e Estradës Shqiptare, më në fund nxorri kokë, atje ku e keqia është ulur këmbëkryq dhe bën karrshillëk shqiptarëve dhe vet faktorit politik ndërkombëtar.

Kur kam deklaruar se, “klasa politike shqiptare nuk dëshiron që Shqipëria të futet në BE dhe futja në NATO ishte një aksident politik”, shumkush më kundërshtoi.

Kepërdorimi i pushtetit dhe i pushteteve tashmë tek në është bërë normë dhe askush nuk ka mbajtur dhe nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Armiqësinë e shfaqur fare hapur midis krahëve politik në Shqipëri, nuk besoj se e gjen në ndonjë vend tjetër, më shumë se sa në qëndrimin “konfliktuar dhe kundër” të institucioneve të pushtetëshme, të cilat marrin urdhëra politikë partiakë për të mbrojtur krimin, korrupsionin, sepse ata vet janë pjësë e pandashme e tij.

Kokat që kanë ushqyer këtë fuilozofi shkatërruese dhe vrasëse, janë tash e 25 vite midis nesh, kur ata me kohë duhet të ishin zhdukur nga skena politike dhe jeta sociale e vendit.

Fatkeqesisht, akoma me këta aktorë të degjeneruar dhe të kriminalizuar, konflikti i egër politik deri në urrejtje midis llojit, ka bërë që politika shqiptare me paturpësi, të varë brekët e saj të grisura në ballkon dhe të nxjerrë në shesh fytyrën e saj të vërtetë, pa dallim.

Dhe bota nuk ka se çfarë të thotë më shumë se sa kaq për ne, deri sa një ditë të lodhet dhe të na kthejë kurrizin përfundimisht.

Politikanët dhe këto institucione të korruptuara thellë, e tërë kjo tufë e zgjebosur dhe amorale, janë vet fatkeqesia e Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar.

Në Shqipëri dhe vetëm në Shqipëri ka ardhur koha “të kthejmë lumenjtë për të pastruat Haurët e Avgjisë”, ndryshe jemi vetëm në rrugën e shpërbërjes kombëtare.

Çfarë mund të thonë me këtë rast elita politike e vendit, të cilët duan kohë dhe vetëm kohë që të shpëtojnë lëkurën duke fshehur gjurmët e korrupsionit dhe të krimit?

Institucionet e krimbura shqiptare meritojnë vetëm shkrirjen.

Krimi është në kupolë dhe ai do të mbrojë veten në çdo formë dhe me çdo çmim.

Në këtë rast faji nuk është “jetim”, nuk është “dobiç”, ai ka nënë dhe baba, ai ka emra, ka adresë, ka identitet, atë tashmë e njohin të gjithë.

Një institucion kaq i lartë të dalë kundër vullnetit të SHBA-ve dhe të BE-së, gjykoni vet se ku kemi mbrritur dhe cila është e ardhmja jonë, duke u drejtuar nga kjo bandë kriminale që ka uzurpuar pushtetin në Shqipëri.

Damkosja në ballë me vulën e krimit dhe të antishqiptarizmit është shumë pak për këta “njerëz të veshur me pushtet”, që vetëm të tillë nuk mund të quhen.

Ata mbrojnë pushtetin e errësirës, me njerëzit e kriminalizuar, njësoj si Otto Skvorceni nazist që zgjidhte “më të mirët” për të plotësuar trupat kriminale SS!!

Rrini shqiptar tërë ditën nëpër kafene dhe vazhdoni të hani miza dhe të tregoni përralla me Ali babën me 40 hajdutë, në vend që nesër të mblidhen mijëra e mijëra vet para kësaj Gjykate (që vetëm Kushtetuese nuk është) dhe të shprehin vullnetitn qytetar në shërbim të drejtësisës së vërtetë.

Heshtja për të drejtën, është poshtërimi që ne vazhdojmë t’i bëjmë vetes, përballë shkatërrimit kombëtar, grabitjes së pasurisë kombëtare dhe kriminalizimit të jetës tonë, duke na blerë me çmim qesharak dinjitetin.

Nuk ka fyerje më të madhe se sa kjo që Gjykata Kushtetuese i ka bërë opinionit të tronditur shqiptar nga bëmat e kupolës së krimit në Shqipëri.

Tashmë kjo ka ndodhur me ne.

Si gjithmonë të ethëshëm shprehemi në vetëdijen tonë: Zoti e ruajtë Shqipërinë!!

Share: