Home KRYESORE 24 mije leke ne muaj vetëm për parkingjet ne Tirane…

24 mije leke ne muaj vetëm për parkingjet ne Tirane…

Sipas gazetarit te ekonomisë Klodian Tomorri tarifat qe propozon Bashkia e Tiranes për parkingjet ne kryeqytet janë shume te majme për vete administrativen e Bashkisë, por te renda për xhepat e qytetarit e cili padyshim mban me taksa te tjera këtë administrate. Tomorri thotë se sipas Instat rroga mesatare është 50 mije leke ndersa Bashkia propozon qe 25 mije lek ti alokojne vetëm për parkimin e makinës se tyre….Ja cfare shkruan Tomorri sot ne Facebook duke  mos e kursyer sarkazmen për rastin:

“Bashkia e Tiranes te merr gjysmën e rrogës mujore vetëm për parkim makine. Paga mesatare ne Shqipëri është sipas Instat 50 mije leke ne muaj.  Tarifa e parkingjeve publike qe propozon Bashkia e Tiranes eshte 800 leke ne dite ose 25 mije leke ne muaj. Kjo tarife ka dale pas nje studimi te kryer nga ekonomistet me te mire te botes. Perkatesisht Hasani i Shkolles se Farkës, Qazimi nga Instituti Teknologjik i Mulletit dhe Asqeriu nga University of Vaqarr…”

Share: