Home KRYESORE PD po ndjek me vemendje zhvillimet politike ne Mal te Zi.

PD po ndjek me vemendje zhvillimet politike ne Mal te Zi.

Nga Kreshnik Collaku*

Partia Demokratike,pershendet qytetaret e Malit te Zi dhe forcat politike per mbajtjen me sukses te zgjedhjeve te lira ne Mal te Zi. Nje pershendetje vecanerisht shkon te forcat politike qe dolen fitues nga keto zgjedhje ne Mal te Zi.

Orientimi euroatlantik i Malit te Zi eshte nje faktor i rendesishem per te ardhmen e rajonit tone.

Fitorja e forcave pro perendimore e pro Nato eshte nje lajm i gezuar dhe deshmi e ketij orientimi i qytetareve te Malit te Zi.

Shqetesuese jane gjithashtu perpjekjet per devijim te sforcuar te ketej orientimi euroatlantik te Malit te Zi nepermjet destabilizimit te vendit te nxitura dhe mbeshtetura nga faktore qe kundershtojne integrimin euroatlantik te Ballkanit.

Duke theksuar mbeshtetjen per forcat demokratike pro integrimit euroatlantik te Malit te Zi,i kerkojme faktorit shqipetar ne Mal te Zi, qe pavaresisht pikpamjeve,verejtjeve dhe ceshtjeve objektive per tu zgjidhur,te mbeshtesin forcat Pro Perendimore dhe Pro Nato ne Mal te Zi.

Procesi Integrimit ne BE dhe Zgjerimi i Natos ne Ballkan eshte ne interesin direkt kombetar te shqiptareve,ne paqen,stabilitetin dhe ne te ardhmen europiane te krejt Ballkanit.

*Kreshnik Collaku eshte drejtues i Departamentit per politike te jashtme ne PD

Share: