Home KRYESORE “Bomba” e Artan Hoxhes, nxjerr pamjet e pistave për avionët e drogës...

“Bomba” e Artan Hoxhes, nxjerr pamjet e pistave për avionët e drogës në jug të vendit!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar një tjetër bombë sot. Ai ka qenë në jug të vendit ku ka parë nga afër situatën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në një interviste per News 24  Hoxha thekson se sot ne emisionin  “Xhungël” do te sjelle pamjet ekskluzive të dy pistave të përdorura për avionët e narkotrafikut në jug të vendit, ndërsa menjëherë pas investigimit, Policia e Shtetit i ka nxjerr jashtë funksionit, duke i pluguar.

“Në News24, ora 17:00. Xhungël sjell pamje ekskluzive nga dy pista të përdorura për avionët e narkotrafikut në jug të vendit. Menjëherë pas investigimit të Xhungël, Policia e Shtetit merr masa urgjente dhe nxjerr jashtë funksionit të dyja pistat”, thekson ai.

Ndërkoha Hoxha shton se këto 2 pista janë përdorur në vitet 2013-214 nga piloti Guido Guidi i cili u ndalua pas rënies me avion në Ishëm.

“Për më tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013-2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm.

Çfarë po ndodh me pilotin italian ndërsa ai shijon i lirë ditët e qëndrimit në Shqipëri, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnjë hetim në lidhje me këtë çështje”, thekson Hoxha.

Zbulohen dy pista avioni të përgatitura për të pritur uljen dhe ngritjen e avinonëve të drogës. Këtë ka thëën sot gjatë një interviste për Neës24, gazetari Artan Hoxha. Ai tha se njëra nga pistat ndodhet në Malin e Cajupit. Kjo është fusha e zonës. Prej disa vitesh ka një rrugë të asfaltuar që të dërgon aty. Mali Cajupit shkon në lartësinë mbi 2200 metra, teksa majat për rreth janë tek 1 600 metra.

Share: