Home KRYESORE Berisha: Rama, interesa mafioze për Himarën

Berisha: Rama, interesa mafioze për Himarën

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në Parlament se prapa çështjes së Himarës qëndrojnë interesa mafioze dhe asgjë tjetër.

Berisha tha se fjalimi i kryeministri është delitantest, duke e ilustruar këtë me shprehjen e famshme: “nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave”.

“Sot më shumë se kurrë më janë dukur reale dhe profetike fjalët e Niçes që thotë se nacionalistë, duke ndjekur betejën nacionaliste të Edvin Kristaq Ramës ndaj armikut dhe të rrezikshëm e të madh Vangjel Dule, pavarësisht se kanë qenë aleat, kam gjetur më të vërteta se kurrë atë që Frederik Niçe thotë se: “nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave”, u shpreh Berisha

Ai shtoi se të vish këtu duhet të jesh i papërgjegjshëm, siç është, duhet të jesh i marrë fund siç është, vetem kjo mund te jete qe të mbash Parlamentin me një orë fjalim për të na mbushur mendjen se Vangjel Dule qenka autori dhe shkaktari i ligjit të luftës së Greqisë, se Vangjel Dule qenka armiku kryesor i Himarës, se qenë problemi i të gjitha problemeve të Shqipërisë.

“Jo vetëm që është një diskurs i neveritshëm, por folklorik dhe delitantekst gjer në vjellje. E vërteta është se prapa këtij qëndrimi qëndrojnë interesa strikt mafioze të Himarës. Himara është ka qenë dhe mbetet në shekuj një bastion i shqiptarizmit. Do të ndalem pak tek një histori para 15 vitesh kur u krijua aleanca mafioze për fitoren e kandidatit socialist, ndërsa kandidati i PBDNJ-shit u shpall kandidati i Greqisë dhe kandidati socialist u shpall kandidati i shqiptarizmës paçka se ishte e tëra interesa trojesh dhe mafiesh dhe asgjë tjetër.

Çfarë tha ambasadori grek i pranishëm atë vit? Këtë që na dhuruan socialistët shqiptarë nuk e kemi arritur dot 300 vite. Sepse dokumentet e 300 viteve faktonin që Himara ishte bastioni i shqiptarizmës. Dokumentet nga studiues dhe udhtarë nga e gjithë bota. Në vitin 1992 kur u bëra President, kishte një punonjës të ambasadës amerikane i cili bëri 150 vizita në Himarë. Pas këtij rezultati del që Himara ishte ajo që themi. Pas hulumtimi që bëri më dhuroi një dokument të viteve 30 që konsulli i Kombeve të Bashkuara i dërgonte Departamentit të Shtetit.

Kam ndërmend t’i them zotërisë se për pallatet e Koço Kokëdhimës nuk mund të shesësh këtu nacionalizëm, se po të jetë puna i heq të mbathurat sa herë është nevoja. Ata që të duartrokitën janë të verbër” – perfundoi Berisha

Share: