Home KRYESORE Debati me Greqinë/ Nard Ndoka: Rama po e përdor si gjethe fiku...

Debati me Greqinë/ Nard Ndoka: Rama po e përdor si gjethe fiku për të mbuluar dështimet në qeveri

Për debatin e kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule sot në Kuvend, ka reaguar dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka i cili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, thotë se kryeministri po e përdor këtë çështje si “gjethe fiku”, për të mbuluar dështimin me qeverisjen.

“Për orë të tëra qytetarët dëgjuan sot në Kuvend një debat tërësisht artificial të stisur nga kryeministri Edi Rama. Duke i bërë bisht shumë problemeve të brendshme, që janë krijuar nga dështimi i qeverisjes së tij, Rama përpiqet të gjejë “armikun e jashtëm”, për të mbuluar papunësinë që ka pllakosur vendin, largimin e qytetarëve në kërkim të azilit, kanabisin që lulëzon në çdo cep, shëndetësinë përtokë etj etj. E quaj të papranueshme ndërhyrjen e Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, në këtë rast për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë, por kjo s’i jep të drejtë kryeministrit ta përdorë këtë çështje si gjethe me të cilën të mbulojë dështimet e tij spektakolare”, thotë Ndoka.

Share: