Shoqëria Civile i është bashkuar banorëve të disa fshatrave të Fierit për të kërkuar ndalimin e ndërtimit të impiantit të djegieve të mbetjeve, të miratuar nga qeveria vendore dhe ajo lokale.
Sipas burimeve direkte nga protesta, Aulon Kalaja thote se ka nje pjesëmarrje nga banorë të fshatrave Mbyet, Plyk, Portëz, por edhe qytetarë dhe aktivistë civilë nga Tirana te njohur per mbeshtjen e tyre ne keto aktivitete te shoqerise civile.
Protesta po zhvillohet para Bashkisë së Fierit. Prej disa ditësh banorët e fshatit Mbyet kanë dalë në protesta për të kërkuar anullimin e vendimit për nisjen e punës së impiantit të plehrave në fshatin e tyre. Banorët e fshatrave në fjalë kanë theksuar se nuk zbarspsen pa u kthyer pas vendimi nga Bashkia dhe Qeveria…