Policia e Elbasanit ka arrestuar 31-vjeçarin Ervis Zenelhoxha, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet armë e municione.
Raportohet qe Policia sekuestroi: Një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 7.65mm, me 1 krëhër me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm. Një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 6.55mm, me 1 krëhër me 5 fishekë të kalibrit 6.35mm
15 copë fishekë të kalibrit 7.65mm, 32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62mm, Një krëhër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62mm me 20 copë fishekë, 1 qese ambalazhi plastik brenda së cilës ndodhen 15 djegore predhash luftarake, 3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës, 3 copa fitili zjarrpërcjellës, 5 copë kapsolla detonatore alumini, palë doreza kirurgjikale të përdorura, 1 palë vegla pastrimi për armët e zjarrit me tytë të gjatë.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 29 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 130/a.4 dhe 278 të Kodit Penal.