Zgjedhjet në SHBA për zgjedhjen e presidentit të 45-të kanë nisur zyrtarisht, madje kanë dalë edhe rezultatet e para, në komunitetin e Dixville Notch, ku votojnë vetëm 9 persona.
Clinton ka marrë 4 vota ndërkohë që Trumpi ka marrë dy. Kandidati tjetër Gary Johnson ka marrë një votë. Por surpriza e vërtetë është një votë e pavlefshme, ku votuesi ka shënuar emrin e kandidatit të zgjedhjeve të vitit 2012, Mitt Romney. /360grade.al