Home KRYESORE Zgjedhjet në Amerikë bashkojnë Metën dhe Bashën? Mungon Rama!

Zgjedhjet në Amerikë bashkojnë Metën dhe Bashën? Mungon Rama!

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetari Partisë Demokratike, Lulëzim Basha janë parë pranë njëri tjetrit disa çaste në Hotel Plaza, në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, pikerisht me rastin e zgjedhjeve Presidenciale në Amerikë, tashmë të fituara nga Donald Trump.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga 360grade.al, Meta dhe Basha i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në sy të ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu dhe mungesa e kryeministrit Edi Rama me kete rast eshte krejt e natyyrshme per shkak te pronuncimeve te tij jo etike dhe jo te zgjuara mbajtur ndaj ish kandidatit per President te SHBA-se, sot presidentit Donald Trump.

Ky i fundit gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se Amerikanët votuan për ndryshim, por ky ndryshim nuk prek dhe nuk ndryshon marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Duke folur për zgjedhjet e ardhëshme në vendin tonë, Lu u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët do të bëjnë zgjedhje të mençur dhe te mesojne nga demokracia amerikane ku vota vlersohet sic duhet dhe sic u pa.

Share: