Kuvendi është mbledhur në seancën e përjavshme parlamentare dhe në axhendë janë vetëm 3 projektligje për të votuar, dy prej të cilëve kërkojnë votim me shumicë absolute.
Në rendin e ditës nuk është përfshirë as sot për votim, dekreti i Presidentit Nishani që ia kthen mbrapsht Kuvendit, ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve.”
Në rendin e ditës janë:
1. Projektligji “Për performancën e energjisë së ndërtesave”.
2. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, të ratifikuar me ligjin nr. 84/2012”. (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”. (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute).