Deputetit Ben Blushi dhe analistit Henri Çili janë përplasur për deklaratat e Ramës kundër Presidentit të sapozgjedhur të SHBA, Donald Trump ne emisionin te Pa Ekspozuarit te Ylli Rakipit ne 24 News.
Kreu i “LIBRA” është treguar shumë i ashpër ndaj Ramës, teksa ka thënë se ai u tregua tepër qesharak me deklaratat e tij në CNN, duke thënë se ai është shitur.
Ja debati:
Blushi: Askush nuk është i interesuar të dijë çfaër thotë Rama, sepse askush nuk është i interesuar për të. E gjetën njeriun më qesharak në Evropë, dhe për këtë më vjen keq që kryeministri i Shqipërisë të shitet kaq lirë. Rama shitet për një fotografi. Pse Trump kërcënon marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?
Çili: Të kuptoj, sepse je në rivalitet politik. Rama ka folur si njeri i lirë. Për Erdoganin e ka shumë gabim dhe jam shumë kundër Ramës.
Blushi-Çilit: Je mirë apo s’je?
Çili: Për mua Rama bën gabim që i ndërron deklarata tani për Trump.
Blushi: Sepse është frikacak.