Plani ishte që të krijohen trazira në Parlamentin e Podgoricës, të qëllohet Millo Gjukanoviq dhe të instalohet një parti pro-Moskës
Serbia ka deportuar një grup të rusëve të dyshuar për përfshirjen në një komplot për grusht-shtet në Malin e Zi, mëson The Guardian, transmeton Gazeta Express, duke kërcënuar jetën e dy kryeministrave europianë.
Komplotistët dyshohet se u veshën me uniforma të policisë për ta sulmuar Parlamentin e Malit të Zi në Podgoricë, kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe për të instaluar një parti pro-Moskës.
Involvimi i rusëve në komplotin e tetorit ka rritur intrigën për ambiciet e Moskës në një pjesë të Europës që mendohej deri tani se do të gravitojë drejtë orbitës së BE’së.
Një grup prej 20 serbëve dhe malazezëve, disa prej të cilëve kishin luftuar me separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore, u arrestuan në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi. Në Serbi, ndërkohë, disa shtetas rusë janë dyshuar për koordinim të komplotit dhe u kapën me 120 mijë euro dhe uniforma të forcave speciale.
Sipas të përditshmes në Beograd “Danas” rusët gjithashtu kishin pajisje dhe ishin në gjendje të jenë të informuar për çdo gjurmë të vendndodhjes së Gjukanoviqit.
Burimet diplomatike të “The Guardian” thonë se qeveria e Beogradit në heshtje ka dëbuar rusët pas ndërhyrjes së kryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, i cili fluturoi në Beograd më 26 tetor, në një përpjekje të dukshme për përmbajtjen e skandalit. Ministri i brendshëm i vendit, Nebojsha Stefanoviq mohoi se qeveria ka kryer ndonjë dëbim lidhur me komplotin.
Sipas burimeve të afërta të “The Guardian”, qeveria në Beograd tha për Patrushev, ish-shefi i FSB’së (Shërbimit Federal të Sigurisë), se i kërkoi falje për atë që e karakterizuan si një operacion mashtrues që nuk kanë bekimin e Kremlinit.
Po ashtu edhe Qeveria serbe u trondit tri ditë pas vizitës së Patrushev, kur një sasi e armëve është gjetur në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq. Armët u zbuluan në një udhëkryq ku makina e Vuçiq normalisht do ta ngadalësonte në rrugën që çon për në shtëpinë e tij.
Stefanoviq tha se kishte “dyshime të forta” se një bandë e organizuar kriminale ishte punësuar për ta vrarë Vuçiqin për 10 milionë euro, por ai nuk do e përcaktojë se kush ishte pas komplotit të dyshuar, duke thënë se hetimet e mëtejme do të tregojnë nëse njerëzit “jashtë rajonit” ishin të përfshirë.
“Ju e dini se njerëzit që nuk e pëlqejnë Vuçiqin apo qeverinë e fortë të Serbisë, mund të kontribuojnë me të holla, si për shembull 10 milionë euro ose më shumë për të bërë një gjë të tillë” ka thënë Stefanoviq për “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
“Ne e dimë se njerëzit që janë potencialisht të punësuar për të bërë punë të tilla janë nga rajoni, e jo nga Serbia dhe ka pasur grupe kriminale që veprojnë në rajon që janë të përfshirë. Por, këta janë vetëm përsonat që e tërheqin këmbëzën”, ka thënë Stafanoviq.
Që nga zbulimi i armëve, Vuçiq ka kërkuar që agjencisë inteligjente të thonë se “situata është më e rëndë se sa që pritej”.
“Do të ketë ndryshime në shërbimet sekrete”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë.
Ende është e paqartë se cila ishte lidhja e personave që deshën të kryejnë vrasjen e Vuçiq dhe Gjukanoviq. Por, besohet se krejt kjo ishte lidhje e mbështetur nga konkurrenca lindje-perëndim./Express