Pas zgjedhjes së Donald Trump-it në krye të SHBA-së, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka nisur një letër atij, duke e uruar për detyrën e re, si dhe duke shprehur mbështetjen e tij për të vazhduar edhe më tutje miqësinë mes Shqipërisë dhe Amerikës.
“Miqësia shqiptaro- amerikane është historike dhe e pathyeshme”, shkruan Basha në letrën e drejtuar presidenti të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Më pas Basha shkruan se “zgjedhja juaj dhe lidershipi i ri do ta vazhdojë marrëdhënien speciale të fortë dhe të qëndrueshme”.
Sigurisht qe nje akt i tille eshte krejt formal, por padyshim ne rastin shqiptarka pervec faktit formal dhe levizje politike ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili ne menyre aspak dipllomatike eshte shprehur kunder kandidatures se tij per President duke aluaduar qe fitorja e tij do ndikonte negativisht edhe ne marredheniet e SHB me Shqiperine.
Pra formaliteti ne kete rast eshte nje sfide komode qe ja ben kryetari i opozites kryeministrit te vendi per shkak veprimesh aspak inteligjente.
Sigurisht edhe Rama duhet ta beje ne nje menyre apo nje tjeter te njejten gje me Bashen ndaj Presidentit te SHBA-ve, por padyshim me siklet te madh dhe do i duhet te mos e beje formale sikur kundershtari i tij politik ne Tirane…