Home KRYESORE Vrau çiftin dhe u vodhi shtëpinë, Interpol Tirana ekstradon nga Greqia

Vrau çiftin dhe u vodhi shtëpinë, Interpol Tirana ekstradon nga Greqia

Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Greqia një shtetas shqiptar të dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje me pasojë vdekjen. Ai është Feta Kaja, 40 vjeç nga Fieri.

Kaja në vitin 1999, së bashku me dy persona të tjerë kanë grabitur një banesë dhe kanë vrarë dy persona që jetonin në të, burrë dhe grua. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Ky shtetas me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00   në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash. D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

Share: