Aktori i famshëm Robert De Niro, ka qenë një nga kundërshtarët publikë të Donald Trump. Ai madje në një video është shfaqur duke e kritikuar atë ashpër, duke kaluar edhe në ofendime të rënda.
Pas zgjedhjes së Trump si president duket se aktori i njohur nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij lidhur me të. Madje, duke folur në një intervistë për Jimmy Kimmel, De Niro tha me ironi se mund të transferohet në Itali për të jetuar pas zgjedhjes së Trump president, duke qenë se ka edhe shtetësi italiane.