Home KRYESORE Moti i keq, reshje shiu e përmbytje në të gjithë vendin

Moti i keq, reshje shiu e përmbytje në të gjithë vendin

Moti i keq në të gjithë vendin do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë. Pjesa e parë e ditës së sotme do të dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë në vend. Problematike situata paraqitet më shumë në zonat veriore dhe qëndrore.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë. Nuk përjashtohen edhe përmbytjet në zona të caktuara.

Pjesa e dytë e ditë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave, ndërsa gjatë natës nuk pritet të ketë reshje.

Share: