Vazhdon të mbetet mister vrasja e dy kushërinjve shqiptarë Agron e Alban Lleshaj të vrarë me armë zjarri në mbrëmjen e së enjtes në komunën Canegrate në provincën e Milanos.
Alban Lleshaj i moshës 36 vjec e Agron Lleshaj 29 vjec janë djem xhaxhallarësh me origjinë nga Rrësheni e para se të transferoheshin në Itali kanë jetuar në qytetin e Lezhës.
Deri para një viti e gjysëm dy shqiptarët jetonin në komunën e Parabiagos në provincën e Milanos, e aktualisht jetonin në komunën Canegrate, në rrugën Baggina numër 12.
Policia italiane ka gjetur në veshjet e tyre dhe çelësat e banesës të cilën e kanë kontrolluar e vënë në sekuestrim qysh natën e ngjarjes së këtij krimi të dyfishtë.
Kushërinjtë Lleshaj janë dënuar më parë nga policia italiane për dhunë, armëmbajtje pa leje e mbi të gjitha për trafik droge. Pikërisht aktiviteti kriminal në trafikun e drogës është një nga hipotezat më të mundshme që kanë cuar në realizimin e këtij skenari vrasës.
Media italiane dhe “Corriere della sera” ka përcjellë dhe një informacion më shumë në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas kësaj të përditshme, disa ditë më parë është arrestuar një trafikant droge i njohur shqiptar, i cili thuhet se është xhaxhai i dy viktimave e se ndoshta dy ngjarjet janë të lidhura mes tyre.
Një ditë pas kësaj ngjarje policia italiane ka mundur të zbardhë këto detaje;
– Vrasja e Agron e Albn Lleshaj ka qënë një ekzekutim i vërtetë.
– Agron e Alban Lleshaj ishin të paarmatosur e nuk mundën të mbroheshin
– Mbi ta janë qëlluar mbi 10 plumba.
– Makina e tyre e tipit Polo Volksëagen ngjyrë gri, ka ndalur rreth 250 metra pas plumbave të marra
– Alban Lleshaj ka ndërruar jetë menjëherë pas plumbave të marra e trupi i tij është gjetur jashtë makinës së përmbysur pas përplasjes me makina të tjera të parkuara anash rrugës.
-Agron Lleshaj ndodhej në vendin e shoferit e sipas dëshmive të banorëve të zonës ka ndërruar jetë disa minuta pasi janë larguar vrasësit.
Policia italiane po analizon trafikun e telefonave celularë të dy shqiptarëve si dhe po heton personat me të cilët ata frekuentoheshin./ora news