Home KRYESORE Pas Rumanisë, gjithmonë radha i vjen ndëshkimit të krimit shtetëror shqiptar.

Pas Rumanisë, gjithmonë radha i vjen ndëshkimit të krimit shtetëror shqiptar.

Nga Spartak Ngjela

Ngjarjet antikorrupsion në Shqipëri janë të pashmangshme. Në Rumani, deri tani janë arrestuar 1000 ish pushtetarë të korruptuar, dhe, midis tyre, disa ish kryeministra, ish ministra, drejtorë e deputetë. Por, siç duket, kjo s’paska qenë e mjaftueshme për urrejtjen popullore. Revoltat vijojnë në Rumani. Si rregull, në funksion të abuzimit me pushtetin, krimi shtetëror shqiptar e ka radhën pas Rumanisë. Ramiz Alisë do t’i vinte radha pas Çausheskut. Prandaj shpejtoi dhe gjeti Saliun. Kurse tani që po i vjen radha Saliut, ky ka gjetur Metën. Për të qeshur është kjo shpresa e tij te rondokopi Meta. Do Meta nuk do Meta; do Rama nuk do Rama, pas Rumanisë radhën e pastrimit nga korrupsioni e kemi ne. Të gjithë shqiptaret duhet të mobilizohen për ta fshirë krimin shtetëror në Shqipëri, sepse varfëria ekstreme që po përjetojmë është rezultat i korrupsionit dhe krimit shtetëror

Share: