Home KRYESORE Çartet De Biazi: U soll si bir k…

Çartet De Biazi: U soll si bir k…

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka marrë përgjegjësit e humbjes pas ndeshjes ndaj Izraelit. Strategu italian është dukur i mërzitur, por për mikrofonat e “Super Sport” nuk ka thënë asgjë në lidhje me gjykimin, ndërkohë që nuk ka munguar edhe fjalët fyese ndaj Zahev që ishte protagonistë në dy rastet e kartonëve të kuq.

“Unë nuk dua të kapem pas gjyqtarit. Por e kam thënë para ndeshjes që do të ishte e vështirë ndaj tyre, pasi kanë një ekip të mirë. Fatkeqësisht u kondicionuam te goli i parë, penalltia dhe përjashtimi që ndikoi plotësisht ndeshjen.

Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë”, tha strategu italian/360grade.al

Share: