Home KRYESORE “Të votova me duart e mia që m’u thafshin, a ke ndërgjegje...

“Të votova me duart e mia që m’u thafshin, a ke ndërgjegje ti?”

Një qytetar shumë i revoltuar me Kryeministrin ka shkruar në redaksinë e Jeta Osh Qef për të publikuar një letër drejtuar Ramës. Edhe pse punon në administratën shtetërore, ai tregon se sa të vështirë e ka t’ia dalë me gjithë këto taksa. Por është një vendim i fundit i Kryeministrit ajo që e shtyn atë t’i shkruajë këto fjalë.

Më poshtë fjalët e qytetarit të revoltuar me Ramën, për të cilin shprehet se është penduar që e ka votuar.

Mirëmbrëma Jeta Osh qef. Ju drejtohem ju sepse jeni një faqe shumë serioze dhe investigative, ku shumë herë më shumë qajnë hallet tek ju se sa tek këta politikanët tanë të poshtër të mallkuar. Ajo që do të thoja sonte është për kryeministrin tim që e votova me duart e mia e m’u thafshin duart është: Zoti Kryeministër, a keni ndopak dinjitet njerëzor?? Unë punoj në administratë shtetërore dhe me atë rrogë qesharake që marr, ose më saktë më të ulëtat në rajon, unë mundohem të jetoj dhe të ushqej familjen. Detyrimisht lëvizjen për në punë do e bëj me mjet sepse nuk kam mënyrë tjetër, kështu që për të lehtësuar sadopak shpenzimet dhe për të arritur të mbyll muajin me 100 sforcime ,investova në mjetin tim për ta bërë me impiant gazi. Respektova çdo gjë që më kërkohej, paguajta taksa e gjithçka.

Ti z.Kryeministër a je njeri si t’gjithë tjerët apo je Zot na ruaj? Sapo more vesh që shqiptarët e shkretë po mundoheshin të kursenin atë 5 lekësh që paguhen në muaj ku realisht paga më të degjeneruara nuk ekzistojnë në glob, sapo more vesh se shqiptarët e shkretë po mundoheshin të mbijetonin duke kursyer paksa duke i kthyer mjetet e tyre me gaz sepse me nafte të shkretëve shpesh here shkojnë në Kosovë për të bërë mbushje serbatori me naftë apo benzinë për të kursyer, imagjino ku jemi, imagjino. Direkt sapo mësove këtë gjë vendose të rrisësh çmimin e gazit. More burrë i dheut a je njeri??? A e mendon që shqiptarët e ndershëm po mbijetojnë?

Ti më duket shikon ato shtresat ku janë rritur me korrupsion me afera dhe kanë para e jetojnë ku të ju dojë qejfi. Ndërsa një shqiptari të ndershëm z Kryeministër i duhen mbi 300 vite për t’bërë pak milion(shumë pak) jo si bota qe i duhen vetëm 5 vite pune apo 10… z.KRYEMINISTER nuk mjaftonin rreth 6.5 miliardë lekë që fitohen në ditë vetëm nga taksa naftës?? Ku do ngrohen këta njerëz?? Ku?? NJE PYETJE KAM? A KE NDOPAK NDERGJEGJE? UNE JAM NJE QYTETAR NGA DURRESI PUNONJES NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TATIMEVE,FALEMINDERIT NESE E PUBLIKONI/JOQ

Share: