Dashi
Në morinë e yjeve që ju rrethojnë (e që disa edhe ju “shtypin”), do të jetë Merkuri, ai që do të dalë mbi të tjerët dhe do sjellë momente relaksi për ju. Problemi juaj mbeten sërish shpenzimet.
Demi
Duket në përgjithësi një kuadër yjor i favorshëm, i cili pritet të sjellë një ditë pozitive, edhe pse Merkuri është në një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin.
Binjakët
Me hyrjen e Merkurit në shenjë, i cili do të mbështesë Juipterin, nuk ka se si të mos jetë një ditë e favorshme për shumë prej jush. Kujdes, sepse mund të bini në konfuzion.
Gaforrja
Jeni në një moment të mirë dhe duhet të përfitoni akoma më shumë tani që Merkuri stimulon sektorin e punës dhe ekonominë. Megjithatë, Hëna mund të sjellë momente melankolie.
Luani
“Prurësi i lajmeve të mira”, Merkuri, është në shenjën tuaj prandaj është e tepërt t’ju thuhet se vetëm “sihariqi” nuk do të mungojë. Një propozim i papritur ju bën të mendoheni shumë.
Virgjëresha
Marsi dhe Urani, dy “planetët” që ndjellin sherr dhe luftë janë mjaft aktivë sot, prandaj edhe ju do të jeni shumë sensibël, e gati për t’u kundërpërgjigjur. Erosi duket se është në rënie.
Peshorja
Duket se qielli juaj është “spastruar” pjesërisht nga yjet “grindavecë”, prandaj do të bini në një lloj qetësie, e cila gjithsesi është e përkohshme. Merkuri është gati për të sjellë pështjellim.
Akrepi
Qielli duket disi premtues, ndonëse përgjithësisht dita pritet të jetë e ngjeshur, ndërsa ju të turbullt në ide. Kujdes, sepse pedantizmi juaj, jo vetëm që s’ju vlen, por mërzit edhe të tjerët.
Shigjetari
Pas një periudhe qetësie relative, “qielli” juaj ka filluar të trazohet sërish nga një numër planetësh në kalim. Para se të thoni fjalën e fundit, mundohuni të sqaroni gjërat që diskutohen.
Bricjapi
Nën ndikimin e planetëve të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve ju mbështesin, do të arrini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë. Një ankth ju mundon disi.
Ujori
Edhe sot duket një ditë rutine, por stimujt e Afërditës dhe të Merkurit do të kenë një efekt të menjëhershëm dhe do t’ju shkundin nga një farë topitjeje. Dikush interesohet për ju.
Peshqit
Duke pasur parasysh kuadrin yjor dhe tranzitin aktual të yjeve në të, duket se dita e sotme do të jetë mjaft pozitive dhe ju, shumë të karikuar shpirtërisht e fizikisht. Erosi në rritje.