“Mirëmëngjes” pershendet Anila Cobani ne Facebook dhe duket qe sapo ka lene se ndjekuri emisionin e Bashkimit me telefonata direkte ne 24 News. E pakenaqur nga analistet e super paguar, lexoni cfare u sugjeron Cobani qeveritareve:
“Qeveritarët duhet ta bëjnë me grafik të bëjnë dezhurn 1 nga 1 përditë të zgjohen që në 7:00 dhe të mbajnë shënim se ç’thonë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në të gjithë mediat që transmetojnë LIVE! Ata nuk shpifin, ua siguroj! Mos dëgjoni xhelistët e klonuar në “të majtë” – Mjaft më me “analistët” që me transmetime të regjistruara po vdesin kombin!”