Ardit Gjebrea ka fituar gjyqin me familjen Canaj, e cila e paditi në lidhje me intervistën që moderator bëri me Marjan Rrokun.
Gjykata e Tiranës i ka dhënë atij të drejtë në padinë e bërë nga Faslli Canaj për “fyerje botërisht më shumë se një herë”.
Paditësi është babai i Alda Canajt, e vrarë në moshën 16 –vjeçare në vitin 2001 nga Marjan Rroku së bashku me nënën e saj, Mbarime Canaj.
Në atë kohë punonjës i SHIK –ut, Rroku i qëlloi nënë e bijë pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Gjebrea e intervistoi Rrokun në burg, në Shqipëri, ku ai u ekstradua pasi u kap në SHBA me insistimin e vajzës tjetër të Faslli Canajt.
Rroku tha në intervistën që ishte pjesë e rubkriës “24 orë me…” brenda spektaklit “E diela shqiptare”, se nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur.
Në kohën e intervistës ai kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese rishqyrtimin e çështjes. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe Marjan Rroku do të vuajë përfundimisht dënimin me burg përjetë. /Lapsi.al