Nje nga pyetjet ka qene se si do të reagonte Rama nëse homologu i tij grek Tsipras do të deklaronte se Skënderbeu është gjysmë grek. Rama ka pretenduar se ajo qe ai ka thene per Akropolin e mbrojtur nga shqiptaret nuk mund te krahasohet me kete pyetje. Kjo pasi shefi i qeverisë shqiptare nuk ka thënë në asnjë moment që shqiptarët çliruan Greqinë. Por se ishte një shqiptar që u gjend në momentin e duhur në kohën e duhur dhe dha ndihmën e tij që Akropoli të mos bombardohej.
Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?
Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.
Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.