Të paktën 6 anëtarë të Kolegjit Elektoral në SHBA kanë deklaruar votën kudnër Donald Trump në dhjetor, duke injoruar votat që ai ka marrë në shtetet respektive.
Ky kolegj do të vendosë përfundimisht se kush do të jetë president i ri i SHBA-së. Deri më tani Trump ka siguruar 306 vota elektorale, por edhe nëse 6 vota nuk janë në favor të tij, sërish ai mund të zgjidhet president.
Edhe në të kaluarën ka patur kthime të votave elektorale, por jo aq sa të ndikojnë në përmbysjen e rezultatit të parë. Sidoqoftë pritet të shihet në 16 dhjetor se çfarë do të ndodhë…