Home KRYESORE Hafizi: Rama u fsheh në arrogancën e vet per vajzen e papune

Hafizi: Rama u fsheh në arrogancën e vet per vajzen e papune

Deputetja Mimoza Hafizi, tashmë pjesë e partisë LIBRA, ka reaguar ndaj debatit që kryeministri Rama pati në Peqin me një vajzë të papunë. Hafizi thotë se përballë dështimit për të ofruar punë dhe plagës që shkaktoi Rilindja në administratën dhe shërbimin publik, Rama zgjodhi të fshihej në arrogancën e tij.

REAGIMI I DEPUTETES HAFIZI:

Kryeministri prapë sot u fsheh në strehën e arrogancës së vet kur një vajzë e re i kërkoi llogari se pse nuk arrin të punësohet si infermiere, megjithë rezultatet e larta në studime. Se kryeministri e ka të vështirë të pohojë që qeveria e tij ka dështuar t’i japë pacientëve infermierin më të mirë, fëmijëve mësuesin më të zot, qytetarëve nëpunësin më të aftë e të përkushtuar. Administrata dhe shërbimet publike gëlojnë nga paaftësia dhe korrupsioni. Për këtë mund të dëshmojë çdo qytetar. Kjo situatë ka dekurajuar edhe përpjekjet e të rinjve për shkollim serioz. Arroganca e kryeministrit s’mund ta mbulojë plagën e madhe që Rilindja i shkaktoi administratës dhe shërbimit publik.

Share: