Home KRYESORE Zyrtare/ Në SHBA mund të ketë rinumërim votash

Zyrtare/ Në SHBA mund të ketë rinumërim votash

Kandidatja e Partisë së Gjelbër për presidente te SHBA-ve, Jill Stein ka zyrtarizuar kërkesën për rinumërim të vortave në shtetin e Wisconsin. Ajo u ankua se në 3 shtete që përfshinin Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin të fituara nga Donald Trump, ai kishte më shumë vota në ata që kishin votuar në mënyrë elektronike ndryshe nga ata që kishin votuar me letër.

Kandidatja e gjelbër tha se nuk kishte prova për manipulim, por e konsideroi këtë një çudi që duhet verifikuar. Për të kërkuar rinumërim duheshin 1.1 milion dollarë dhe Stein bëri thirrje për donacione.

Mediat amerikane shkruajnë se deri pasditen e së premtes që ishte edhe afati i fundit për të bërë apelim ishin mbledhur më shumë se 5 milion dollarë që mbulojnë rinumërimin në Wiskonsin, por edhe për dy shtetet e tjerë. Komisioni zgjedhor pritet të marrë një vendim javën e ardhshme.

Stein tha se qëllimi i saj fillestar për mbledhjen e fondeve ishte të mblidhte 2.5 milion dollarë, por tani thotë se është duke u përpjekur të arrijë në 7 milion$ në mënyrë që të mbulojë tarifat për shpenzimet, avokatët dhe vëzhguesit në të gjitha vendet e rinumërimit.

Analistët thonë se Stein ka nga pas demokraten Hillari Klinton ose po përpiqet që në këtë mënyrë të rrisë popullaritetin e partisë së saj në publik./lapsi.al

Share: